Kutia e Pandorës

07/07/2014

 


Nga Valbona Karanxha


Para disa ditësh, menjëherë mbas vrasjes së Santos, e vetquajtura elitë shqiptare reagoi në mënyra të ndryshme ndaj vrasjes së tij, disa nga të cilat ishin pak të çuditshme, me ngjyra të theksuara emocionale dhe shkallëzim hidhërimi të pashoq sidomos në rrjetet sociale. Kjo ka të bëjë me konceptin dhe pranimin e vdekjes si pjesë e jetës,  po ashtu edhe me mënyrën se si interpretohen vdekje të ndryshme në shoqërinë shqiptare,  dhe sa është impakti i tyre në vend.

Pa dyshim që pabarazia shoqërore në pasuri, pozicionin social reflektohet në mënyrë të pabarabartë edhe në trajtimin e vdekjes. Për shëmbull, vdekja e një personi me influencë politike, ekonomike lë impakt më të madh se vdekja e dikujt që nuk ka bërë emer përveç se një rrethi familiar apo shoqëror. Shkurt, vdekja e Santos apo e Olldashit u trajtuan si humbje të pallogaritshme për shoqërinë, partinë përkatse apo sistemin bankar shqiptar. Megjithse të dyja këto vdekje ishin të parakohshme (duke konsideruar faktorin moshe) po ashtu ishin të ndryshme në natyrë dhe nuk mund të trajtohen njëlloj në mbresat që lanë, shkakun dhe të prekurit e drejtepërdrejtë.

Qartësisht, vrasja e Santos nuk u trajtua si vdekje e zakonshme për disa arsye. Santo mbante pozitë të rëndësishme sociale. Santo ishte sinonim i korrupsionit bankar. I pranuar kjo dhe nga të vetquajtur “elitar” sipas aludimit të të cilëve “bisnesmeni nuk duhet të jetë i ndershëm”; dhe kjo është më se normale në një shoqëri pa norma siç është ajo shqiptare. Por, sipas burimeve të ndryshme (pa u futur në detaje por në mënyrë të përgjithshme) Santo ishte aksioner, investitor, bankier dhe kishte lidhje të ngushta me elitën shoqërore (socialite), me politikanë, me gazetarë, dhe përfaqsues të ndryshëm të shtypit. Me fjalë të tjera, Santo kishte peshë, ishte pjesë e kësaj elite, dhe si i tillë u prezantua mbas vdekjes. Pra elita humbi një nga të vetit, një ushtar të devotshëm. Por në të vërtete,  Santo i përkiste asaj shtrese e cila mundëson pushtetin e parisë politike shqiptare.

Mirëpo, fama, suksesi, paraja në një vënd të korruptuar si Shqipëria nuk vijnë pa asnjë kokçarje. Aty ku interesat e familjeve, klaneve mafioze preken, aty fillon dhe konflikti me armë dhe eliminimi i krerëve. Arsyetim i thjeshtë, sipas mentalitetit dhe veprimit (sjelljes) së organizatave kriminale, apo krimit të organizuar, lufta për tregje dominimi është motori drejtues dhe forca brënda organizatës, dhe kur interesat përplasen atëherë fillon “lufta e Mafias”.  Fuqitë dhe dominimi në krimin e organizuar janë të përcaktuara me përpikmëri dhe të një rëndësie të veçantë.

Këto tregje, territore, kapitale financiare dhe njerëzore nuk mund te kryqëzohen me njëra tjetrën. Në Italinë e 1985-1990 kryqëzimi i tregjeve te krimit të organizuar solli rreth 1038 vrasje, shumica e të cilave ishin nga krahinat e Reggio Calabria.  Në se Mafia Shqiptare, apo krimi i organizuar shqiptar do të ndjek skemën e Mafias së Reggio Calabria, atëherë do përfundoj me më shumë eleminime krerësh. Por nga ana tjetër, në se krimi i organizuar shqiptar do strukturohet dhe do  pranoj një fare rangu, ose autoriteti, atëherë këto organizata kriminale do forcohen më shumë. Pra, në të dyja rastet, krimi do jetë i pranishëm përderisa klanet janë krijuar dhe me to janë krijuar sistemet e tyre. 

Të kthehemi në impaktin që la vrasja e Santos në publik. Siç e përmënda më lart, e ashtuquajtura elitë shqiptare lozi rolin kryesor për “shenjtërizimin” e Santos dhe paraqitjen në publik si viktimë e pasigurisë, krimit ordiner dhe jo krimit të organizuar. Ngjarja kulminoi me fjalimin e Kryeministrit Rama, i cili e zvogëloi edhe më shumë imazhin e krimit të organizuar shqiptar duke e kaluar në dallime krahinore të panevojshme dhe të cilat s’kanë të bëjnë fare me çështjen “Santo”. Gradualisht, elita shqiptare, klasa politike krijuan imazhin se krimi ordiner në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha. Orvatjet e policisë për të gjetur vrasësit ishin përpjekje të mekura për të gjetur gjelpërën në kashtë, sepse vrasësit e vërtetë nuk janë ata të paguarit në motoçikletë.  Helmetat në motoçiklete janë thjesht egzekutues të urdhërit për të cilin ata marrin shpërblim.

Klasa politike shqiptare u prezantua si target i këtij krimi dhe jo si pjesë e klaneve të fuqishme mafioze, dhe kjo bëhet për të larguar vëmëndjen nga problemi kryesor. Disa nga mënyrat e lojës së elitës sociale janë konfuzioni që krijojnë në popull, largimi nga e vërteta, ndalja në sipërfaqsoren dhe jo thelbin, drejtimi dhe manipulimi i publikut. Pa dyshim, interesat midis  ketyre dy grupeve janë të lidhura ngushtë dhe mbajtja dhe mbeshtetja e njëra tjetrës siguron vazhdimësi në pushtet dhe siguron të ardhurat ekonomike për të ashtuquajtur elite.

Frika, pasiguria janë të praueshme si fenomen kur kemi të bëjmë me vrasje të ketij profili të lartë. Por frika  dhe pasiguria u tregua vetëm nga kjo klase elitare-politike e cila u shpreh “po na vrasin në mes të ditës”. Natyrisht, pasiguria “kush e ka rradhën tani?” vjen nga implikimi në çështje mafioze.

Por pyetja lind: Kush janë klanet me influencë në Shqipëri, cili është bisnesi i tyre, sa është kapitali i tyre, sa i organizuar është rrjeti i tyre, ku janë sferat e dominimit?

Sipas vrasjeve në mënyrë egzekutimi sugjerohet që klanet janë të egra, të reja, pa shumë eksperiencë, kanë interesa të ngushta, dhe për më tepër, kanë dorë të lirë të veprojnë në Shqipëri nga mungesa e zbatimit të ligjit. Se çfarë rruge do marrë krimi i organizuar, do duket më vonë, por tani për tani priten edhe kundër-reagime të tjera. Kutia e Pandorës tashmë është hapur. 



Info e perdorur nga Mafia Brotherhoods : Organized Crime, Italian Style: Organized Crime .


 
 
Nga Uk LUSHI                         

Të premten, më 4 korrik 2014, në rrugët e Shkupit protestuan mijëra qytetarë shqiptarë duke ushtruar dy nga të drejtat themelore të njeriut: të tubimit dhe lirisë së shprehjes së mospajtimit me institucionet shtetërore. Policia dhe forcat e sigurisë së Republikës së Maqedonisë reaguan ashpër me lotsjellës, granata shushatëse, topa uji dhe arrestime pa dallim. Dhjetëra protestues dhe policë përfunduan të lënduar dhe plagosur.

Nuk është hera e parë që shqiptarët goditen me dhunë të shfrenuar në Ballkan vetëm pse deklamojnë ankesat dhe pakënaqësitë e tyre demokratisht. Por protesta e Shkupit javën që iku mund të jetë incidenti i fundit para shpërthimit të revoltës që është duke u përmbajtur me shtrëngesë. Për çdo gjë, dikur mbushet kupa.

Paramendoni për një çast sikur policia e Kosovës të ndërhynte ndaj vendosësve të barrikadave dhe bandave serbe në rreth 20 për qind të territorit të Republikës së Kosovës dhe sikur të përdorte forcë të tepruar siç kanë përdorur shpesh Mali i Zi dhe Serbia, ose konkretisht si të premten Maqedonia, ndaj shqiptarëve që jetojnë në këto shtete dhe duhet të gëzojnë statusin e njëjtë sikur qytetarët joshqiptarë të tyre. Imagjinoni ortekun e deklaratave lebetitëse dhe dënuese të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare. Mirëpo kur rrihen shqiptarët asgjë, asnjë pipëtimë.

Ka një keqkuptim që mund të kthehet në katastrofë në Ballkan— shumë faktorë kujtojnë që shqiptarët janë duke qenë konstruktivë për shkak se jemi të pafuqishëm. Është gabim kjo bindje false. Ne, përkundër tentimit të gjenocidit dhe abuzimeve tjera ndaj nesh, kemi treguar gjakftohtësi dhe mirëkuptim sepse ne besojmë që siujdhesa jonë më në fund duhet të emancipohet dhe civilizohet. 

Një nga arsyet kryesore pse Republika e Maqedonisë është shtet prej vitit 1991 janë shqiptarët: si ata autoktonë në Maqedoni, si ata në trojet tjera shqiptare— të gjithë— jemi hisedarë në krijimin e Maqedonisë. Bile ish-republika jugosllave ka mbijetuar falë ujdisë së UÇK-së të ndalonte përparimet e rrufeshme luftarake më 2001 dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë të Republikës së Shqipërisë, e cila, ndërsa Greqia vazhdon të përdor embargon dhe çdo shantazh të mundshëm për zhdukjen e saj, i ka ofruar shtetit të brishtë infrastrukturën e saj tokësore dhe detare që të mund të funksionoj dhe mbetet gjallë. Ne nuk u treguam subversiv as në Luginën e Preshevës ku kryengritësit e UÇPMB-së u pajtuan të dorëzojnë armët, që i kishin marrë në dorë për të rezistuar neglizhencën dhe shkeljet, dhe të provojnë të zgjedhin problemet me shtetin e Serbisë me marrëveshje. E njëjta ndodhi me Malin e Zi kur ai organizoi referendumin për pavarësi më 2006: përsëri, qenë shqiptarët e Malit të Zi ata që vulosën mëvetësinë e shtetit të ri duke anësuar peshoren e rezultatit të plebishitit në favor të pavarësisë. Në të gjitha këto raste, ne dorëzuam një pjesë të madhe të së drejtës dhe aspiratave tona natyrore për një shtet kombëtar shqiptar. Si shqiptarë dhe europianë, ne besuam që Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë shtete edhe të shqiptarëve dhe jo shtete njerka. Por, çuditërisht, asnjëri nga to nuk është duke lënë gur pa rrotulluar që të fusë shqiptarët në kurthe politike, fetare dhe gjeostrategjike.

Ekzistojnë tri marrëveshje në letër— e Konçulit, Ohrit dhe Brukselit— dhe në të tria ato, pala e vetme që ka bërë koncesione përtej të dhimbshmes janë palët shqiptare. Ç’është më zi, palët joshqiptare kanë përmbushur pak e hiç nga obligimet e tyre, për të cilat kanë vënë firmën nën dorëzaninë e fuqive të mëdha si SHBA-të dhje BE-ja, ndërkaq që vazhdojnë të qesin lloj-lloj cingla minglash që të mos i zbatojnë marrëveshjet në praktikë. 

Trajtimi asimetrik i shqiptarëve në krahasim me popujt tjerë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Nuk ka logjikë dhe nuk është e drejtë që 4-5 për qind serbë në Republikën e Kosovës të kenë 100 herë më shumë privilegje se sa një numër gati ekuivalent i shqiptarëve në Serbi, 7-8 për qind e shqiptarëve në Mal të Zi dhe 25-30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni. Nuk është në interesin tonë sa duhet të jetë në interesin e shteteve ku jetojnë edhe shqiptarë, sidomos Maqedonisë dhe Malit të Zi, që të konsiderojnë dhe trajtojnë popullin tonë si aleat. Gabimi më i madh që mund të bëjnë këto shtete është të armiqësojnë shqiptarët.

Shpina e popullit shqiptar është ngarkuar me pjesën më të madhe të barrës së stabilitetit regjional në krejt gadishullin, por populli ynë nuk mund e thyen kurrizin dhe jetojë i gjymtuar përjetësisht pse popujt tjerë nuk duan të bartin përgjegjësitë e tyre për barazinë dhe paqen mes popujve ballkanas. Asimetria e krijuar në mënyrën e marrjes nëpër këmbë të shqiptarëve nga disa kombe, në njërën anë, dhe trajtimit sublim të serbëve, malazezëve, maqedonasve dhe grekëve nga shqiptarët, në anën tjetër, ka arritur një amplitudë të rrezikshme.

Dihet botërisht që të gjithë popujt ballkanas kemi shumë më shumë periudha të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin se sa kemi epoka të luftimit dhe konfliktit. Për gati një shekull simetria e balancës kombëtare në Ballkan ka qenë e prishur në dëm të shqiptarëve, por, për hir të së ardhmes, ne kemi dëshmuar gatishmëri që të mos merremi me hesape të së kaluarës. Sidoqoftë, ashtu siç thotë një proverbi shqiptar--peri i së keqes këputet dikur. Protesta e të premtes në kryeqytetin e Maqedonisë është rikujtesë që peri i durimit të asimetrisë  ndërballkanike është telikosur në kufijtë e të padurueshmes dhe nëse nuk bëhet diçka që ai të mos këputet, shqiptarët nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për eskalimin. Kambanat e alarmit janë duke rënë për ata që kanë veshë dhe— nëse nuk dëgjohen— tragjedia do t’i arrijë njësoj, si ata që dëgjojnë, si ata që janë të shurdhër; veçse, çmimin final do ta paguajnë ata që shtihen të paditur dhe ëndërrojnë që shqiptarët do të durojnë përgjithmonë të jenë viktimë.

 
 
Picture


Valbona Karanxha
Doctoral Candidate , SCSU


The anticipated hullabaloo after the socialist party’s victory in June of 2013 was soon to be replaced by a poignant leadership crisis. As protests arose for days in front of the Prime Minister’s office, the new socialist leadership faced uncertainties while clearly failed to properly deal with a very delicate, public issue.  Unquestionably, when crisis arise there is more than a sole factor causing the upheaval, in fact, in many cases there are ongoing problems intermingled with organizational, foreign or domestic policy issues.

Based on the prior experiences, the public opinion holds the belief that the Albanian governments lack insight and are not able to solve crisis situations. Therefore, the confidence in the present government is low, which might become a problem in the future as the challenges lie ahead. Generally speaking, leading and governing will never be a bed of roses; however, it does take willingness, audacity, some skills and discipline to lead a country to success. Most of all, leading is not a desire but is a duty to be accomplished.

Some of the problems that organizations generally face are the constant hurdles in the system. Systems are  very fragile constructs held by the common belief that if the system works, the organization will achieve its goals, or it will disintegrate and fall into chaos if the system is defected.   Chaotic movements are traits of the systems diverting out of control and usually headed in all directions, most of them unknown. In the Albanian context, even though we are able to see structures at a governmental or at a public administration level, they do not yield productivity and therefore achievability. With that being said, the system inside of these structures is not functioning properly because of the ongoing corruptive practices. The need to see reforms is imperative, and they must be deep not only in the structures, but  systems as well.

Strategies that don’t work


Speaking in organizational terms, while reforms happen, they occur in a way that it is meant to improve organization health and prologue its life. The structures inside an organization are many and multilayered. Structures are as important as the systems. A solid structure is able to make the system work. Thus, without the system and the structures working in harmony, the organization stops functioning and eventually collapses. When flaws appear in the system, the downfall is inevitable unless reforms happen. The reforms are multilevel and multistep frameworks designed to make changes happen. 

Speaking in practice, if a governmental or non-governmental entity feels the need to reform, it must consider all the options such as small changes in the forms of pockets of excellence, increments of change along the way, merging other organizations in one, or dividing other large entities in smaller ones, always depending on maximizing services, production and sustaining change. Keeping that in mind what types of reforms are happening in Albania as they relate to the revamping the corrupted system, it is hard to discern the way the new government is going, the mode in practices and the decision making processes.

Seen in a wider spectrum, the reforms that are currently taking place are nothing less of series of scattered actions, haphazardly taken based upon what the political situation brings. It does not exist any form of system put in place, nor discussed on how will the new government  proceed with the reforming in all aspects, education, healthcare, judicial system, economy, private sector, public sector, foreign and domestic policy. If the system is not discernible, it does not exist and if it does not exist none of the reforming will be successful. In fact, it will accumulate flaws and cause problems.

The European Union, on the other hand is scrutinizing the country, the government and their decision making process, measuring improvement and pressuring for dialogue among the majority and the opposition. However, the expectations and the reforms needed to be granted the candidate status are somewhat minimal, which in this case can be interpreted as an advantage.

The ups and down are normal in a government performance, however, mixed messages can throw off  the public. For example, while  passing  the constitutional law that prohibits the import of waste from other countries marked a milestone in setting high standards for the country, the public was thrown for a loop over the destruction of Assad’s chemical weapons inside of the Albanian territory.  This type of leadership behavior is very confusing to people and can damage trust and lower the approval rate. Outraged at the government’s reluctance to deliver some form of information, the Albanian public caused uproar as the confidence plummeted even among the socialist electorate. The Albanian leadership must understand that the people of Albania should not be taken for granted.

During the electoral campaign, the socialist party laid out the platform called “Rilindja”; a packet of reformative actions aiming to deconstruct the corrupted structures and build confidence in the fight against the corruption in all levels. The program, regardless of the flaws presented a way to at least generate a minimal change in the system. Obviously, the changes can not produce positive results in a short period of time, but  sporadic actions and unknown moves do not indicate a consistency or a plan of action ahead, or if there is one, the new government is struggling to follow through. All the public opinion is able to infer now  is that changes are yet to come. It is hard for a politically charged public such as Albanians not to be involved in the political life of the country. There are lessons to be learned and notes to be taken; yes, there will be more protesting and good citizenship ahead, yet he government will not be able to run away. Facing the public and solving the problems has to be the preferred choice.  


 
 
Picture

 
By Valbona Karanxha
Doctoral Candidate, SCSU.


Political decisions affect the public opinion


The public is well aware that key decisions in politics are made behind closed doors.  Practice has shown that decisions are usually delivered after the fact. One of the simplest reasons why transparency lacks in political matters is the avoidance, at any cost, of the factors that might be compromising the legitimacy and consequently impair trust among parties.  On the other hand, today’s advancement in technology, aggressive media tactics and coverage place the politicians at a disadvantage, therefore parties involved are reluctant to approach the public while negotiations are still pending.  

The hesitation over the disclosure of details on high profile cases, regardless of the whistle blowers, it is quite normal.  Political decisions must involve keen negotiation skills and large transactions, thus politicians are accustomed to sign as many business deals as treaties, most of them having a direct impact on the constituents. However, this can be problematic for countries in semi-democratic systems because decisions are made in favor of a minority who will benefit directly, in either prolonging the power or benefiting financially.  It all relates to the people not having a voice in semi-democracies. In the case of Albania, a typical semi-democratic country, still enduring a long  23 year period to transition, decisions seems to scarcely be in favor of the people. The minority in power always evaluates the options  before acting, and its interests are a priority, hence decisions have favored those in power.

Adhering in IGO (Inter-Governmental Organizations): Pros and cons


Struggling to integrate, Albanian governments in the last 23 years have been eager to partake in numerous international organizations with the intention to benefit in some financial or political aspects, even if it meant violating existing laws or adapting new laws that threaten public health in the long term.

 However,  the misconception that the country must benefit more than it can contribute is a mentality inherited and solidified during the transition period. With a series of misfortunes caused by corrupted officials and the Albanian governments, the efforts to enter the IGO are solely founded on the immediate need for gratification, personal interest or party interest, and not the common good interest. Practice has shown that by adhering in IGO, or NGO, Albanians have misused funds in order to profit at a governmental or non-governmental level. Albania does not have a solid system of tracking the international aid. The estimated funds from the task of dismantling the chemical weapons might have ended up anywhere. The country has a poor reputation when it comes to the transparency and the corruption index.  

 For a country such as Albania  adhering in IGO is more a hassle than a way of getting around. Participating countries in different IGO, must have agendas representing the common interest while finding  peaceful solutions. Overall, not always agendas are cohesive and it all depends on how flexible agendas are on domestic and foreign policies. The domestic policies and constitutional laws governing these agendas decide somewhat how much of the international policies can each of the countries tolerate or contribute. With rising international crisis in the last twenty years the burden that countries in IGO have to bear has not always been the same. For example US has a comprehensive policy on national defense and war on terrorism therefore, the burden is heavier for USA  when international conflicts and uprising emerge.

The art of negotiation and the position of Albania in international affairs



The key players in a conflict negotiate not only the meaning of terms and contracts, but also decide frameworks on how to solve the problem to the best interests of those involved. For that matter, not always the parties leave the negotiation room content.  Crunching numbers, weighting options are necessary strategies solving a crisis situation at the negotiation table regardless the fact that some players will leave happy and others will leave frowning.

 The art of negotiating is a skill that is learned through experience, exposure, failures and successes, but mostly failures. The lack of experience and eagerness to take on more than one can handle causes a system or a structure to collapse. These types of negotiation bloopers teach a lesson and help leaders build confidence upon experience.

In a political jungle framework, the question is how many of these bloopers are allowed before one knows that is not cut for the political job. Not that many. Negotiations, especially on high profile cases such as international conflicts, require a keen mind and considerable awareness of the domestic and international laws. But most of all, negotiations require that priorities must be set and remain non-compromised despite the gravity of the situation.

Playing hard ball in negotiations, it is a skill that the new Albanian diplomats  must learn to master. Coupled with the lack of experience, negotiations might become disastrous if the skill is not grasped. The last Syria’s crisis implicated Albania as one of the NATO members and captured international attention.  Albanian Prime Minister, Rama according to the national and international media, showed considerable amount of eagerness to take on the task of dismantling Assad’s chemical weapons in the territory of Albania, despite the lack of the country’s minimal capacities.  Thus, negotiations involving Russia, the key factor into solving the Syrian crisis, and USA already in  charge of dismantling the chemical weapons, appeared nothing less than an opportunity to capture the moment and seal a deal that would win USA’s heart and legitimize the socialist party for another term or more. 


After agencies and international media broke the news, the events took a new twist, something the newly elected government did not anticipate.  The fragile system shook after the whistle blowers informed the public and called for transparency.  The affair went public even though the Prime Minister Rama refused to disclose details from his negotiations. In fact, much like the other countries, Albania does have some existing laws on environmental protection regardless the poor reinforcement practices. 
 

Above all, it is the power of each party entering negotiation what really matters deciding on what side the balance will weigh more. In other words, Albania is always at a disadvantage when entering negotiations because of its fragile position. How much of the international burden Albania as a NATO ally must endure in solving conflicts that do not affect the country directly? Has the balance become heavier for the Albanian people as they struggle to maintain stability and fulfill their international duties?

That depends. For a small developing a country with a high political corruption and a semi democratic system, Albania leaves a lot to desire about the role that should and is able to play in the international affairs.  The problems that Albanian government faces nowadays are multifaceted. With an ongoing dissatisfaction about the political cast the masses are losing confidence in their leadership and their patience has gotten thinner over a period of 23 years.

Edi Rama has been under the scrutiny of political and civil groups who are divided by interests and ideologies.  However, there are lessons to learn and dues to pay, when decision affecting the country, its people and resources are made. Thinking of the big picture and putting people first, above all interests, will always yield success. Is the new government able to do that? That is up to the people of Albania to decide after evaluating the events that transpired in the first two months of the socialist leadership.


 
 
Picture
Protests against a possible destruction of Syria’s chemical weapons or chemical agents used to make WMD have escalated daily in the last two weeks in numerous cities of Albania and especially in Tirana.

Protesters demand the government of Albania to break all deals with the NATO allies and possibly Russia offering the country as a hosting site to destroy close to 1200 tons of lethal chemicals such as sarin, mustard gas and others.

Albanians sustain that the country has no capacities, infrastructure and sustainable climate to host a very complicated operation that might have prolonging damaging effects on the soil and the people. The head of Green Cross Paul Walker has shown surprise over the selection of Albania as a possible site implying earlier in October that there is always a risk associated with operations of this nature.

Albanians believe that their government stroked a deal early in October to host the destruction of the chemical weapons without taking in consideration the public opinion.

Protesters led by the activists of the Albanian Civil Society demand transparency and a stop to the chemical weapons destruction saying that the people deserve a clean, chemical free country, with no risk to  the public health.


Article should not be copied without permission: The site reserves all rights.


 
 
Picture
 V. Karanxha

Nuk dua aspak që ky artikull t’i ngjasoj një editoriali të zëmëruar, por me anën e tij dua të sjell në publik dy tre perspektiva në lidhje me udheqsine (leadership-in) e Edi Ramës në këto momente krize kombëtare. Përdorimi i fjalës lidership është sarkastik në rastin e Edi Ramës, sepse ai as nuk kornizohet as nuk klasifikohet në skematikat e lidërshipit. Në mendimin tim personal dhe me aq njohuri sa kam në këtë fushë Edi Rama është ajo cka një lidër nuk duhet të jetë.

I njohur për një etje të shfrenuar për pushtet, Edi Rama në 1 prill nuk shkeli asnjë parim ose moral sepse në të vërtetë Rama nuk ka moral, nuk ka standarte, nuk ka pritshmëri brënda për brënda tij. Etja për pushtet është shkallëzuar në një sjellje kompulsive para së cilës llogjika ka falimentuar. Por sido që të jetë, popullit shqiptar i duhet dikush  në krye,  një njeri me llogjikë të kthjellët i cili është në gjëndje të marrë vendime të dobishme për popullin të paktën si mínimum, të mos cënojë drejt-për-së-drejt jetën dhe shëndetin e tij.

Le të qëndrojmë ca më shumë në këtë temë. Po ta shohësh problemin pa u thelluar fare, c’farë ndryshimi ka midis Edi Ramës dhe Bashar al Assad. Ky i fundit përdori arm kimike ne popullin e tij për të mbajtur pushtetin me cdo kusht. A nuk po bën Edi Rama të njëjtën gjë, por në një mënyrë më të sofistikuar. Marrja përsipër e demontimit të armëve kimike të Sirisë është një aksident në pritje i cili ka më shumë gjasa të ndodhi sesa të dalë me sukses për shkak të detyrës dhe magnitudes së saj. Statistikisht, sa me e madhe të jetë detyra, aq më të mundshme dhe aq me shume probabilitet ka për aksidente.  

Arsyet pse Edi Rama dhe qeveria e tij morrën përsipër një aventurë për të cilën janë mahnitur ekspertët brënda dhe jashtë vendit janë të shumta. Një gabim ose nje devijim i vogël gjatë operacionit mund të ketë pasoja fatale. Por me ndërrmajre të tilla egziston një skemë e tillë (avantazhe, dobesi,  kercenime dhe shans,ose oportunitet).


Avantazhet e ketij projekti në të cilat ndalen analistët e pro-importit të lëndëve kimike përbëjnë anën dhe  përfitimet financiare. Por problemi qëndron se populli nuk ka ndonjë përfitim te drejtë-për-së- drejti. Duke ditur që vendet e punës që mund të hapen janë të kufizuara për shkak se një operación i tille kërkon expertize shumë të lartë, nuk pritet të hapet ndonjë treg i ndjeshëm pune për popullin. Një avantazh tjetër është që egzizton një farë eksperience për asgjesimin e lëndëve të mbetura nga koha e komunizmit, por kjo sasi është e papërfillshme në krahasim me atë e cila vjen nga Siria.


Pikat e dobëta të këtij projekti në Shqipëri janë të panumërueshme. Ekspertë të ndryshëm, ambjentalist, inxhinjerë kimist, transporti, ekspertë ligjorë i kanë shpjeguar tashmë qartë dhe kanë  paralajmëruar që pikat e dobëta përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullit i cili do jetë në pozita mjaft të disfavorshme. 

Kërcënimet ndaj këtij projekti janë të një kategorie shumë të lartë. Duke pasur parasysh që vendi jonë nuk ka kapacitete, laboratore, vënde të posacme larg qëndrave të banuara, rrugë adekuate për transportin e sigurt, ka klimë të lagësht dhe të pavaforshme, rreziqet shtohen më shumë. Ketyre rreziqeve i shtohet edhe mungesa e garancise e cila është e pranishme dhe e përmëndur nga drejtori i Kryqit Jeshil Paul Walker i cili nënvizon se një gabin i vogël mund të kthehet në problematik për shëndetin publik dhe përgjegjsia bie mbi aleatët.

A është treguar Edi Rama oportunist? Pa dyshim, ky projekt është i mbushur me flamuj oportunizmi. Oportunizmi nuk është dicka domosdoshmërisht negative; është në natyrën njerëzore që dikush të rend mbas shansit për më mirë, por Edi Rama ka bërë pazar në kurriz të popullit për përfitimet e tij vetjake. Kjo e ve Edin në rrangun e atyre udhëheqsve që herët a vonë do dështojnë ose kanë dështuar sepse  vëne intersin privat mbi atë publik duke qënë në post qeveritar aq më tepër atë te kryeministrit.

Perse Shtetet e Bashkuara?

Edi Rama ndihet i dobët në përformancën e tij si lider i një kombi të përcare, të lodhur, te keqtrajtuar dhe shpërfytyruar nga qeveritë e mëparshme. Për këtë Rama është i bindur, ndaj përdorimi i Tony Blair si këshilltar i integrimit të vendit ne BE dhe mbarvajtjes së tij është parë si i domosdoshëm nga ana e tij. Në fakt, nuk ka absolutisht asnjë dicka të keqe të konsultohesh me dikë herë pas here për të shkëmbyer mendim. Por, Edi Rama është aq larg së qënit lider sa që në cdo lëvizje që ka bërë deri tani ka shkelur në tokë të minuar, dhe vendimet e tij apo të kabinetit të tij kanë krijuar debat pasi shumë nga to kanë qënë të jashtëligjshme. Pra kthjelltësia në vendimet e tij mungon. Kjo vjen sepse sic e kam përmendur më përpara nga  mungesa e largpamësië  dhe e vlerësimit në situata komplekse. Kjo pasiguri,  duke i shtuar edhe kërcenimin  nga rivali i vazhdueshem Ilir Meta, e detyron Ramën të shoh për përkrahjen e dikujt me potence të jashtëzakonshme, me burime financiare të pashtershme, me përfitime të afërta dhe të largëta. Kjo forcë politike nuk është askush tjetër përvecse SH.B.A. Rama me diplomatët e tij panë nje mundësi të jashtëzakonshme në asgjesimin e armëve kimike të Sirisë dhe pa u konsultuar më asnjë expert të fushës, insistuan të merrinin përsipër asgjesimin e të gjitha armëve të Sirisë.

Edi Rama ka shpërdoruar qartë besimin e SHBA ashtu sic shpërdoroi besimin e popullit dhe për më tepër votuesve të tij. Në këtë dilemë të madhe së cilës Rama nuk po i jep dot zgjidhje lindin shumë hipoteza. Por djallëzia e tij është tek manipulimi i situatës dhe përdorimi i SHBA si cjapi i sakficës të cilën ja do nevoja ta përdor për të dalë nga situata në të cilën është futur. Duke vënë Shtetet e Bashkuara përpara si mburojë Edi Rama kërkon të mbyll gojën publikut sepse ata që shprehen kundra  do të etiketohet si anti-amerikan. Edi Rama ne fakt në cështjen e armëve  kimike është afruar nga diplomatë rus fillimisht sepse rusët ishin dhe janë pjesë aktive e shpërbërjes së konfliktit në Siri. Por duke qënë se leverdia ja do që te nxjerrë SH.B.A si mbrojtëse Rama përdor mjete tëtë  ndryshme si ndjenja e fajit, detyrimet ndërkombetare, pranimi ne BE si dhe përulja qe vendi duhet të ketë përpara fuqive përëndimore për tu dukur si vend bashkëpunues. Në fakt asnjë nga keto argumenta nuk pi ujë.

E para, roli i SHBA në këtë mision është të asgjesoj armët e Sirisë dhe jo të vetat, pra nderin Rama nuk po ja bën Amerikës por NATOS me Rusine dhe Kinën të cilat janë ato që kanë furnizuar rregjimin sirian më lende të shfarosjes në mase. E dyta, SHBA ka një detyrë për të kryer ashtu si vëndet e tjera anëtare të NATOS dhe për zbatimin e kësaj detyre nuk përfiton drejt për së drejti qeveria amerikane por kontraktorët të cilët do marrin përsipër procesin e demontimit. Kontraktorët mund të jenë amerikan, danez, hollandez e shume të tjerë të cilët janë ekspertë në fushë. Pra përvecse interesit të përbashkët ndërkombëtar SHBA nuk kanë interes vetjak në këtë proces të komplikuar. Prandaj, justifikimet e Edi Ramës se i jemi në detyrim Amerikës nuk pinë ujë pasi, në qoftëse Shqipëria nuk do të kishte dale vullnetare, vendet e NATOS dhe Rusia do shihnin për opsione te tjera.

Përsa i përket lehtësimit të panimit në BE, pranimi  do bëhet vetëm atëherë kur vendi të shihet që po hyn në rrugë të drejtë në luftën e korrupsionit, tolerancës, bashkëpunimit dhe jo se pranuam asgjesimin e lëndëve kimike. Zbatimi i vullnetit të sovranit është kusht kryesor i demokracisë, dhe sa do që të përpiqet Edi Rama të maniulojë situatën, llogaritë nuk janë bërë mirë. Në qoftëse shqiptarët i thanë Jo importimit të plehrave në referendum kombëtar, ateher shanset janë që shqiptarët do jenë kundra importimit të lëndeve kimike në një vend me kapacitete të kufizuara.

Në mbyllje, rruga që ndjek Edi Rama për të udhehequr Shqipërinë në cdo drejtim që përmban detyra e tij si kryeminister nuk është e gabuar sepse Edi Rama është në gjëndje të dalloj të drejtën nga e gabuara. Edi Rama nuk është në gjëndje ta bëj ndryshimin dhe nuk kupton ku është kufiri nga e mundshmja tek e pamundëshmja. Rruga e Edi Ramës është një shteg i pashkelur me plot surpriza të pakëndëshme sepse tek ai nuk egziston një mekanizëm i cili e lejon atë dhe kabinetin e tij e të ndaloj një moment dhe të vlerësoj situatën, strategjite dhe bazuar në këto të marrë vendime për përmirsim në udheqjen e tij. Deri ateherë popullit shqiptar është në rrezik të vazhdueshëm nga cdo anë dhe fushë. 


 
 
Shqiperia eshte nje nga vendet e cila po konsiderohet si kandidate per asgjesimin e lendeve kimike te prodhuara ne Siri. Fakti eshte qe Shqiperia eshte vend i varfer qeveria e se ciles mbase do te perfitoj financiarisht ne qoftese ky proces do te finalizohej. Me gjithe avantazhet the prospektet e te ardhmes kjo mund te kete pasoja dhe rreziku eshte kurdohere i pranishem. Problemi nuk qendron vetem se tokes do ti derdhen lende kimike te neutralizuara jashte rrezikut. Problemi qendron se tokes do ti derdhen lende toxike brenda apo jashte rrezikut gje e cila mund te evitohet shume thjeshte duke thene "Jo Faleminderit" por populli  te cilin perfaqsoj nuk pranon. Ajo qe eshte me serioze ne kete ceshtje  eshte heshtja e qeverise e cila perfaqson shumicen e popullit.
Prandaj dialogu midis qeverise dhe popullit duhet hapur sa me shpejt me qellim qe  te qartesohen shume pyetje, te diskutohen apo vihen standarte, te behet nje vlersim i kapaciteteve te cilat do mund te kryejne kete detyre, por mbi te gjitha te vendoset ne se procesi eshte ne perputhje me kushtetuten. 
Te gjitha pikat e siperpermendura dhe shume te tjera me specifike te ngritura nga AKILH kerkojne te vendosin qeverine para pergjegjsise qe ka ajo perballe popullit. Ate te dhenies se llogarise.
 
 
Picture


Nga Valbona Karanxha

Mund të them pa druajtje qe perspektivat e ndryshme në problemin e Katovicës janë ndarë tashmë në kategori të cilat dallojnë nga njëra tjetra nga pikpamja gjuhësore, historike,  politiko-teorike dhe politike të aplikuar. Rrjedhimisht secili nga autorët ka dhënë ekspertizën e vet në zbërthimin e Katovicës, me një konsideratë të mirëmenduar.

Fizikisht, “Katovica” mendohet të jetë një dokument të cilin Ramiz Alia e diskutoi (sipas dëshmive) në mbledhjen e byrosë në 1989; po kështu, një dokument të tillë Ramiz Alia kishte tre vjet që e kishte marrë nga Lindja dhe e kishte lenë në sirtar, vazhdojnë më tej hipotezat.

Mirëpo, gjatë këtij tre vjeçari Ramiz Alia duhet të ketë qënë në goxha dilemë sepse marrja apo rënia në dorë e ketij dokumenti përkon në një kohë kur presioni ndërkombëtar për të hapur vëndin  ishte intensiv. Ky presion u shtua sidomos mbas vizitave të zyrtarëve të lartë gjeman si Straus dhe Genscher të cilët i ofruan  qeverisë bashkëpunim ekonomik,  një tundim mjaft joshës për ekonominë shqiptare komplet te rrënuar nga vitet e vet-izolimit. Kështu që Ramiz Alia përballej me dy forca te kundërta dhe kompromisi me të dy palët ishte i domosdoshëm. Nga këto kushte politike lindi dhe e ashtuquajtura Katovice si platforme dhe domosdoshmëri e klasës sundimtare “byrosë politike” për të vazhduar jetgjatësinë e saj, por tashmë nën një form tjetër.

Ramiz Alia është cilesuar nga shumë si udhëheqës që nuk e çoi vendin në gjakderdhje por e kaloi paqësisht në pluralizëm, pavarësisht se incidentet e raportuara nuk hynin në kategorinë e ngjarjeve të Rumanisë . Por pyetja lind çfarë e shtyu Ramiz Alinë të dilte me një platformë të tillë?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje duhet të ndalemi në disa pika lidhur më dokumentin në fjalë. Servet Pëllumbi e thotë me bindje dhe informacion të plotë që Katovica ka qënë plani strategjik në duart e Ramiz Alisë i frymëzuar nga Gorbachevi per preservimin e shtresës së parisë e cila pritej të konvertohej në shtresën e re kapitaliste me kompetenca te plota ligjore, financiare dhe drejtuese. Pra, në këtë rast Katovica legjitimizon ish bllokun dhe pasardhësit e tij në një sistem të ri të ashtuquajtur demokratik i cili padyshim kontrollohet nga dora e vjetër.

Servet Pëllumbi bën të qartë se dy liderat që kan drejtuar vendin kanë bërë atë që u la Ramiz Alia "amanet". Në fakt, të hedhësh një shashke  dhe pas hedhjes të diskutosh  në mënyrë kaq fëminore një platform e cila pa dyshim do të prek shumë shtresa të popullsisë sidomos  atë të persekutuar, ish-studentët e dhjetorit dhe atë pjesë të popullsisë të cilët rendën të ndryshonin sistemin, është jo vetëm mjergullim por ka qëllime më të fshehura që kanë për synim të turbullojnë ujrat për të mbuluar atë që sot po ndodh.


Teoritë e ndryshme të cilat i kam lexuar edhe në artikuj ndalen tek mungesa e evidencës materiale, apo tek aspekti linguistik i tij i cili përgënjeshtron egzistencën e Katovicës. Kolegë në fushën politike e shohin më thellë, pra në rrjedhshmërinë  llogjike dhe fenomenet politike të jëtës së vendit, si edhe kategorizimit të shtresave shoqërore  në periudhën e tranzicionit.  Ndërkohë që mbështes faktin e mungesës së evidencës dhe mundësinë e një dokumenti të fabrikuar diku në një makinë daktilografie në USA apo Europë,  e shoh pak sa të vështirë ta përjashtoj komplet egzistencën e Katovicës.

Me fjalë të tjera, Katovica është një fenomen politik, dhe sa do që të përpiqemi për të gjetur evidenca dhe artifakte, nuk do mundemi për shumë arsye të cilat dihen. Katovica është një seri aksionesh të pavarura,  të cilat kanë ndodhur  jo në mënyrë konsekutive dhe  komplet të paparashikuara. Kjo seri aksionesh nuk ka ndodhur në një vijë lineare për shkak të evolucionit shoqëror. Por në këtë mori hipotezazh  ajo që nuk i mungon lexuesit janë provat e pakundërshtueshme  në lidhje me egzistencën dhe natyra empirike e saj.

Katovica është provuar egzistente, për shumë arsye. Ashtu siç është e vërtete që turbullimet socio-politike dhe oshilacionet këto njëzet e tre vjetët e fundit tregojnë për një egzistencë të dy klaneve, atë  socialiste dhe atë demokrate krerët dhe bashkpuntorët e së cilës përbejne atë që ne e quajmë pari, oligarki, apo plutokraci, quheni si te doni, kjo klase e ndarë në dy klane gangster-style, doli nga klasa e vjetër komuniste por, jo ajo e byrosë politike.  Pra këtu kemi një aplikim te Katovicës në praktikë por jo me besnikëri ndaj kupolës, por mbështetjen në disa struktura jo shumë të afërta me bllokun. Kjo mund të ketë ndodhur edhe për arsyen se byroja politike tashme ishte në shënjestër dhe vazhdimësia e saj në pushtet mund të zemeronte me shumë masat.  

Shumë aderues të klasave të reja politike ishin intelektualë të dëgjuar me lidhje të forta me ish-bllokun por jo përfaqsues të drejtepërdrejtë të tij. Kjo klasë e re mori frenat dhe po të analizojmë karakterin e Sali Berishës, figura si ai do spikasnin përsëri në jetën politike pavarësisht se Berisha  e asaj kohe nuk kishte as eksperiencë dhe as qartësine e duhur për të drejtuar një vënd në turbullirë politike. Pra a thua të ishte Berisha më zgjedhuri i Ramiz Alisë? A do zbatonte Berisha me perpikmëri planin e Katovicës? Listës i shtohen më vonë intelektual të tjerë pa kurfarë eksperience në politikë si, Pollo, Ruli, Meksi përvecse Arbnorit i cili kishte kryer denim politik. Ndërsa nga krahu tjetër  qëndronin emra jo të panjohur si Nano, Ruci, Islami, Gjinushi etj. Pra këto pyetje të bëjnë të dyshosh  nëse këto emra ishin të zgjedhur, apo përfituan nga momenti i përshtatshëm për të marrë në dorë jetën e vendit.

Por, për shkak se Katovica nuk ka qënë një plan i mirëfillt strategjik, por vecse një seri aksionesh herë herë të pakontrolluara, shumë gjëra dolën jashtë kontrollit dhe nuk i qëndruan përpikmërisht atij “dokumenti” që Ramiz Alia presupozohet të ketë pasur si synim të zbatoj.

Servet Pëllumbi, sot pohon se dokumenti (referohem faxmile) i Katovices është një plan strategjik i cili pritej të vihej në zabtim  menjëherë mbas vizitës së Ramiz Alise në Rusi, dhe lejimit të pluralizmit. Por po ta lexosh këtë dokument ai në fakt nuk ka asnje lloj indikuesi që të le përshtypjes se është plan i detajuar strategjik. Formulimi i Katovicës është aq amatoreks sa përgënjeshtron faktin se Ramiz Alia i edukuar në shkollën e Enver Hoxhës, ku çdo plan bëhej me detajimin më të imët të ketë rrjedhur dhe të dal para byrosë me një dokument të tillë. Në këtë rast dy ngjasi kanë mundësi.

E para, në se bazohemi në fjalimin e tij para byrose duke presupozuar se ai ishte një përmbledhje e platformës, mund të themi se Ramiz Alia po lante gojën me ish-byronë për të treguar se pushteti do ngelej në duart e tyre në jetë të jetëve, dhe e dyta, Ramiz Alia as vet nuk ishte i sigurt se si do rridhnin ngjarjet. Nuk perjashtohet mundësia që Ramiz Alia të ketë diskutuar një plan të tillë në byronë politike apo në një rreth më të ngushtë. Por në thelb Ramiz Alia nuk dorëzoi një plan strategjik, por bëri një orvatje të qetsonte palën e humbur. 

Në përgjithsi një plan strategjik përbehet nga një ide vizionare, (Katovica deri diku e përmban këtë, pavarsesisht se jo shumë të qartë). E dyta,  pjesmarrësit ose palët e interesuara drejt për drejt në këtë plan janë të pranishëm por ata nuk paraqiten si pjesë e planit, por thjesht të pranishëm dhe jo aktiv ne realizimin e tij. Një plan strategjik ka detyra të përcaktuara per secilin që është pjesë e tij. Më kryesorja  Katovica çalon kokë e këmbë në pikpamjen e strategjive. Asnjë lloj dëshmie apo dokumenti në lidhje me Katovicen  nuk ka strategji te mirëfillta, të zbertheyra në një kohë afat gjate dhe afat shkurtër, nuk ka ndarje detyrash, krijime komitetesh, nën-komitetesh për mbikqyrjen e saj. Për më tepër Katovica si plan  nuk përmban një seri aksionesh të domosdoshme, të kontrolluara për ralizimin e vizionit dhe sistemimin e klasës së re shoqërore.  

Në qoftëse Ramiz Alia do të ishte kaq naiv dhe nuk mund të ndërtonte një plan strategjik mjafton t’i referoheshe vepres  së Enver Hoxhës dhe të kopjonte një nga modelet e tij nga ana e zbatimit. Planet e Enver Hoxhës kanë qëne “plane” strategjike të holla për kryerjen e misionit që ai i vuri vetes dhe vendit. Enver Hoxha, kur planifikonte i përfshinte të gjithë, të gjitha strukturat, vinte afatet, vinte objektivat dhe krijonte sistemet, si dhe paraprinte rreziqet gjatë rrugës.  

Në shpjegimin e tezës se Katovica ka qenë fenomen i transferuar  nga Lindja, vlen të përmëndet se planet strategjike nuk ndalojne vetëm në një dokument paraprak.  Ndërsa në rastin e Katovicës, nuk kemi një rrjedhojë dokumentësh të tjera të cilat, suportojnë faktin që zbatimi i Katovicës në bazë të një plani është i debatueshëm. Kjo tregohet dhe mbështet qartë nga mos kontrolli i fenemeneve të tjera shoqërore të cilat ndodhen në rrjedhën e 23 viteve.

Sjelljet e Nanos dhe Berishës nuk mbështesin zbatueshmërinë e Katovicës, por levizjet e tyre janë të pavaruara ndaj ketij plani. Interpretimet e Katovicës janë në përgjithsi subjektive për shkak të mungesës së evidencave materiale por edhe rrjedha llogjike e saj është indikues i një fenomeni i cili u transferua nga Lindja. Meqënëse Shqipëria ndoqi të njëjtat  rrugë “steriotipe” si Europa Lindore ateherë presupozohet që disa nga fenomenet të jenë përsëritur. Ashtu si në Europen Lindore ku u krijuan klane mafioze, korrupsioni,  dhe anëtarë të partive komuniste ndërruan xhaketën, po i njejti fenomen ndodhi edhe në Shqipëri. Rëndësi ka që me Katovicë apo pa Katovicë, tashme kemi instaluar një sistem të gabuar i cili është ngritur mbi krimin, korrupsionin dhe vjedhjen. Klasa e cila e perqafon këtë lloj jete, nuk është me vetëm klasae vjetër  por shtrirja e ketij fenomeni ka marrë përmasa të përgjithshme nga humbja e vlerave. Katovica në gjykimin tim personal është thjesht dështim i tranzicionit shqiptar të dalë tashme nga dora dhe kontrolli i popullit 


 
 
Picture
Nga Valbona Karanxha
Opinioni egziston se gjuha shqipe po ndryshon; ajo po merr formë tjetër dhe po huazon shume fjale “te huaja” të cilat do të çojnë në dobësimin dhe eventualisht në zhdukjen e saj. Mbështetësit e kësaj ideje apo hipoteze janë patriot të cilët kanë atdhedashuri dhe mbështesin përdorimin e gjuhës amtare ne te folur, shkruar, diskutime, prezantime dhe forma të tjera gjuhesore. Megjithse ky është një fenomen mjaftë i gjerë, duhet trajtuar ashtu siç është në të vërtetë dhe jo ashtu siç prezantohet ne publik, duhet analizuar ku qendrojne problemet dhe jo pergjithsuar ato, duhet shprehur mirnjohje per pasurimin e saj dhe jo te kritikohet per evoluimin e saj. 

Kur vjen puna tek përdorimi i gjuhës shqipe, në rradhë të parë duhet të kuptojmë që gjuha jonë amtare është mjaft komplekse, e pasur në leksik, në gramatikë dhe ka më shumë shkronja në alfabet se të paktën gjuhët latine te cilat japin mundesine e me shume tingujve ose kombinimeve tingullore. Shqipja eshtë e folur në të gjitha trevat; ka nje  melodi të bukur, ritmike dhe të dallueshme.  Është një nga gjuhët më të vjetra indo-europiane, unike,  me shtrirje në pjesen perëndimore të gadishullit ballkanik.  Historikisht, gjuha jonë ka mbijetuar rreth pesqind vjet nga kolonizatoret turq të ciët nuk mundën ta bëjnë gjuhë të parë të folur nga popullata, ashtu siç bën spanjollët në Amerikën Latine. Megjithëse turqit lanë shumë fjalë në fjalorin tonë, mbas ikjes së tyre, reformat e gjuhës, e hapjes së shkollave, mësonjëtoreve, shkollës normale ne Elbasan, etj, gjuha hyri  në një fazë të re, atë të rigjenerimit dhe konsolidimit të saj.

A është në rrezik gjuha shqipe brënda territorit të Shqipërisë?

Kur flasim për asimilim duhet të kuptojmë drejt që asimilimi ndodh kur një kulturë  shkrihet dhe asimilohet në një kulturë tjetër. Pra, gjuha shqipe nuk është fare ne rrezik asimilimi ndaj një gjuhe tjetër brënda territorit të Shqipërisë. Pasi nuk mund të asimilohet një popull brënda territorit të vet pa pasur prezencën e një fuqije e cila e detyron atë ti adaptohet një kulture tjeter. Me një fjalë,  duhet prezenca e nje kombi/pushtuesi/kolonizatori tjeter, superior ndaj kombit tonë i cili imponon përdorimin e detyruar të gjuhës tjetër dhe adoptimin e saj nga popullata. Kjo nuk ka mundësi të ndodhe llogjikisht.. Ky si fenomen perben rrezik ne shqiptaret e Maqedonise, te cilet sipas organizates PUSH, jane ne krize per te futur dhe mesuar gjuhen e tyre neper shkolla. 

E dyta, dallimet krahinore dhe dialektore në Shqipëri kanë tolerancë të ulet nga disa grupe të caktuara për shkak të përçarjes krahinore dhe keqinterpretimit të standartit të gjuhës shqipe. Me nje fjalë, egziston ideja që në qoftëse një shkrim ose e folura nuk është në gjuhën letrare, nuk është e denjë për t’u lexuar apo dëgjuar, dhe kjo është përdorur më shumë kundër dialektit të veriut. Ky argument është i dobët sido që ta trajtosh. Ç’do dokument kulturor i shkruajtur ose i folur në gjuhën shqipe është i njëjtë nga vlera pavarësisht nga dialekti. Dialekti nuk i ul vlerat gjuhës sonë përkundrazi vë në dukje se sa e pasur është ajo, dhe nuk mund të interpretohet si tjetërsim i gjuhës shqipe. Dialekti është shqip cilido qoftë ai, i veriut, jugut, lindjes apo perëndimit të Shqipërisë.

Kush është në rrezik asimilimi kulturor?

Mbas 1990 kur imigracioni vërshoi në katër anët e Europës dhe përtej oqeaneve, detyrimisht vëndet pritëse ishin të papregatitura të “stabilizonin” kulturalisht femijët shqiptar, dhe t’u jepnin mundësinë atyre të mesonin gjuhën e vendit pa humbur gjuhën amtare. Më vonë shumë fëmijë shqiptar u futën në programet dy gjuhësore, jo për të ruajtur gjuhën shqipe, por për të mos ngelur mbrapa me mësime kur moshatarët e tyre avanconin.  Shumë nga këto programe jane asimiluese në natyrë sepse nuk kanë për qëllim të mësojnë trashgiminë dhe gjuhën amtare të fëmijëve por t’i integrojnë ata në jetën e vendit me qëllim që keta të fundit të jenë të sukseshmen në një afat të gjatë.

Nga eksperienca ne SH.B.A jam në gjëndje të them se problemi i humbjes së gjuhës shqipe është kritik në fëmijët që kanë ardhur të vegjël ose që kanë lindur në SHBA, këta të rinj tashmë janë në mosën 14-22 vjeç dhe komunikimi primar i tyre është në gjuhën angleze. Një fenomen i çuditshëm i cili ndodh me fëmijët shqiptar (nuk po përgjithsoj) është komunikimi anglisht në shkallë të gjërë. Meqënëse këta femij kanë ardhur në moshë të vogël, fjalori i tyre shqip është mjaft i kufizuar dhe fëminor, ndërsa ai i anglishtes është mjaft bashkekohor edhe i avancuar.

Kjo vjen si arsye e mungesës së komunikimit familjar si vëndi dhe burimi primar i gjuhës shqipe. Meqënëse gjuha ndahet ne (BICS: Basic intrapersonal communication skills, dhe CALP: Cognitive academic language proficiency, Cummins 1981)  të shqiperuar do të thotë përkatsisht, gjuha komunikuese e thjeshte dhe gjuha akademike,  femijët shqiptar kanë vetëm aftësinë e parë e cila merret ne ambjent shtëpie, sepse jashtë në shkollë dhe shoqëri, anglishtja është dominuese. Gjuha e dyte (ajo akademike) nuk para është folur në ambjenetet familjare të imigrantëve ne SH.B.A, për arsye sepse shumë prindër të ardhur mbas 95 me valët e imigrantëve të llotarisë kishin arsim të mesëm dhe zanate, si rrjedhojë praktikimi i gjuhës akademike nëpërmjet librave dhe komunikimit gojor pothuajse mungon. Femijët dukshmerisht, nuk inkurajohen të pasurojnë gjuhën e tyre me fjalë të zgjedhura. Një arsye tjetër është pamundësia e prindërve për tu marrë me femijët e tyre për shkak të orëve të gjata të punës. Nga ana tjetër, shkollat e gjuhës shqipe janë të pakta në numër por jo inegzistente  dhe jo të gjithë prindërit kanë mundësinë e rregjistrimit të fëmijëve në shkollat modeste shqipe.

Egziston në popullsinë me origjinë spanjolle në SH.B.A një fenomen i quajtur rezistencë linguistike. Ky fenomen është këmbngulja për të folur gjuhën spanjolle, dhe për të ndjekur traditën dhe kulturën e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve spanjishtfolëse. Kjo rezistencë linguistike dhe kulturore është aq e  fortë sa që femijët edhe të lindur në brez të dytë apo të tretë në SH.B.A flasin spanjisht rrjedhshem, herë herë me djalekt, herë herë të përzier me anglisht (spanglish), por kjo popullsi i reziston kulturës së asimilimit me ndërgjegje të plotë. Ky fenomen në tërësi nuk egziston në familjet shqiptare sidomos ato nga Shqipëria. Shumë fëmijë shqiptarë inkurajohen të flasin anglisht në shtëpi sepse prindërit e tyre duan të avancojnë në komunikim dhe keshtu i krijojnë mundësi vetes për me shume komunikim në anglisht.

Meqënëse të dhëna të drejt perdrejta nga vëndet me popullsi shqiptare siç jane Italia, Greqia, Franca dhe Gjermania nuk disponoj per nje analize me terethore, ky fenomen nuk mund të përgjithsohet por mund të transferohet ne kushte te ngjajshme.

Frika nga huazimet e huaja

Vendi ku njerzit marrin statistikat dhe arrjine në konluzione sot janë rrjetet sociale. Pra në Facebook ka një dyndje informacioni të gjuhës shqipe në të folur dhe ate artistike apo akademike. Ajo që keqkuptohet është  gjuha e praktikës për të shkruar shkurt, në dialekt vendi, dhe për t’ju përshtatur grupit shoqëror dhe shume here interpretohet si bastardim i saj. Kjo egsiston edhe ne gjuhe te tjera, dhe eshte e kritikueshme, por jo problematike sa te arrij te ndryshoj natyren e gjuhes. 



Egziston gjithashtu një shqipe e re akademike e cila shkruhet dhe flitet nga intelektual të cilët janë diplomuar jashtë por edhe në vend. Në këtë gjuhë verehen  huazime, por tek tuk dhe jo shumë problematike. Kjo vjen si pasojë e individëve të cilët janë trajnuar të shkruajnë rrjedhimisht në një gjuhë tjetër dhe përdorin terma akademik të cilat janë fjalë ndërkombëtare. Ka raste që koncepti në shqip nuk është prezantuar ende kështu që përdorimi i saj në anglisht apo gjuhë tjetër është i domosdoshëm për të shpjeguar si fenomen. Pra në shumicën e rasteve nuk është fjala ajo që zevendësohet por është prezantimi një fenomeni. Këto nuk mund të quhen aspak rreziqe, sepse nuk kercenojnë strukturën e gjuhes shqipe dhe rrjedhshmërinë e saj. 

Nga na  tjetër, një rritje e përdorimit të gjuhës angleze në publik dhe rrjete sociale është e dukshme. Edhe ky fenomen nuk përbën një rrezik asimilimi pasi behet për arsye praktike. Përdorimi i gjuhëve të huaja sot, nuk është më i “madh” se ai që kanë kurrikulat e gjuhës së huaj në tet-vjeçare apo shkollë të mesme. Por është më i dukshëm sepse bëhet në publik dhe është i lexueshëm nga një auditor më i madh. Pra perdorimi i gjuhës së huaj nga shqiptaret në rrjetet sociale është i pranueshëm dhe duke ditur që komunikimi midis tyre bëhet për të ndarë një lajm, ide, me të huaj të cilët janë pjesë e shoqërisë apo miqsisë në rrjetet sociale, nuk parashtron ndonjë rrezikshmëri të dukshme.

A duhen inkurajuar huazimet?

Në qoftëse gjuha shqipe përmban konceptin apo fjalën brënda fjalorit të saj të aprovuar nga akademia e shkencës/gjuhës shqipe, atehere nuk ka asnjë arsye pse të huazojmë fjalë që tashme egzistojnë në gjuhën tonë. Fenomenet janë vështirë të adoptohen në gjuhën tonë në qoftëse janë fenomene të cilët janë prezantuar fillimisht në vënde të tjera, por mund të bëhen përpjekje për tu gjetur ekuivalentja e tyre në shqip. Gjuha shqipe nuk mund të qëndroj në vend. Ashtu si gjuhët e tjera edhe ajo do evoluojë dhe do huazoj; është më se normale për një gjuhë dhe një shoqëri në evoluim e siper.

Në vend të mbylljes, problemi që kemi tani për tani në dorë dhe që duhet pranuar nga shoqëria dhe përfaqsitë shqiptare në vëndet me numër të lartë imigrantësh është asimilimi  kulturor dhe gjuhesor i tyre. Në përpjekje për të ndaluar një fenomen të tillë duhet të inkurajohen programet, hapja e shkollave shqipe dhe organizimi i aktiviteteve me traditë shqiptare. Në këtë prizëm qeveria shqiptare ka qënë mjaft pasive, pasi me kushtetute ajo e ka per detyre te mbeshtes financiarisht aktivitet të cilat inkurajojne mbajtjen e traditës. Pa dashur të kaloj në përgjithsime dhe fajsime, me një konsullatë dhe një ambasade shqiptare ne New York dhe Washington, aktivitetet rrallë here janë të hapura ndaj popullit të theshtë imigrant shqiptar. Deri tani nuk njihet asnjë inisiativë për promovimin e mësimit të gjuhës shqipe, cdo perpjekje është individuale dhe aspak në rang qeveritar. Gjuha shqipe duhet ruajtur por per ta  mbajtur te gjalle ate duhet te punojme se bashku atje ku eshte e domosdoshme, pa thirrur dhe krijuar probleme te cilat mund te mos jene esenciale ne krahasim me asimilimin e popullates sone jashte kufinjve te atdheut. 


 
 
Picture
Nga Valbona Karanxha
Kandidate doktor në udhëheqsi dhe politika publike SCSU .

Nacionalizmi është ideologji dhe si e tillë paraqitet brënda disa kornizave të cilat kanë të bëjnë me ngritjen apo diturine e grupit politik i cili propagandon këtë ideologji, faktorin shoqëror në të cilin lind kjo ideologji, dhe pa dyshim ka anën emocionale, anë e cila bashkon masat perreth kësaj ideologjie. Si i tillë, nacionalizmi në vetvete nuk është domosdoshmerisht term negativ pasi në të vërtetë rrjedh nga fjala “natio” qe latinisht do te thotë pjestarë të një grupi  të cilët kanë lindur brënda një territori apo komuniteti, dhe kanë tipare dhe kulture njëjtë (Rejai, 1991). 

Por ajo që i jep nota negative nacionalizmit janë fazat e tij, kur etja per toka, territore shëndërrohet në ekspansionizm dhe si rrjedhoj në imperializm (perandori). E parë në kontekstin tonë, ndjenjat nacionaliste te fqinjëve tanë janë jashtë mase aktive dhe nuk kane asnjë lloj freri kur vjen puna tek eskpansioni. Teorikisht,  nacionalizmi njeh tre faza, atë formative (sapo-krijimit të ndjenjavë të përkatsisë drejt rrugës së krijimit të shtetit komb);  prestigji(oze) e cila është faza e egzistencës te një shteti-komb dhe e treta  faza ekpansioniste, e cila ka të bëj me luftrat kolonjale,  pushtimet dhe pretendimet territoriale. Historikisht, kur fuqitë ekspansioniste kalojnë në fazën e tretë, si pasojë e përpjekjeve,  rezistencës dhe luftrave për pavarësi të vëndeve të pushtuara apo kolonializuara,  këto shtete  shfuqizohen, humbasin dhe kalojnë në fazen e tyre të parë, atë  formative  ku kufinjtë vendosen përsëri dhe çdo gjë fillon nga e para, shih rastin e Gjermanisë apo Italisë mbas luftës se dytë botërore (Rejai, 1991). 

Le të hymë në kontekstin tonë. Deri tani, shqiptarët janë në fazën formative; atë të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare dhe ndjenjën e domosdoshmërisë për tu bashkuar në një shtet komb. Ëndrra  shqiptare sot për sot  është e përqëndruar në retorikën kombëtariste duke fokusuar përpjekjet paralelisht në dy fronte. I pari është ai i planit ndërkombëtar në të cilën ndeshet rezistencë e fortë. Kjo rezistencë egziston për vetë natyrën delikate te nacionalizmit. Nacionalizmi pë disa “nënkupton” zgjerim territoresh në vënd të bashkimit kombëtar. Por kuptimi i drejtë i këtij termi dhe mbështetja nga literaturat përkatse dëshmojnë  diçka tjetër; anën tjetër të monedhës ku nacionalizmi nënkupton dashuri për vendlindjen, dashuri për bashkombasit dhe ruajtjen e kulturës etnike (shqiptare).

 Gjithashtu,  ndrojtja ndaj idesë së bashkimit të kombit, të cilën përfaqsitë e huaja as nuk e zbavisin, ka të bëjë më mënyrën se si është paraqitur çështja shqiptare. Pra, në qoftëse problemit të bashkimit i jemi afruar me agresivitet, dhe kjo nuk ka pirë ujë, atëherë ndryshimi i strategjisë është i domosdoshëm.  Për këtë shqiptarët të cilët janë të organizuar apo jo politikisht duhet të përqëndrojnë përpjektet në fillesat e krijimit të shtetit komb siç e kam përmëndur edhe në artikujt e mëparshëm. Kjo përqasje është pikërisht sfida e dytë e popullit shqiptar në rrugën e bashkimit kombëtar. Presioni në këtë rast nga populli dhe grupe të interesuara politike bie mbi qeveritë, (Shqipëri dhe Kosovë)  përkatse për nxitje te hapjes se djalogut mbi kombëtarizmin. http://shinasi.wordpress.com/2013/07/23/valbona-karanxha-ceshtja-shqiptare-dhe-kombetarizmi-drejt-krijimit-te-shtetit-komb/ 

E mira e krijimit të shtetit është kur ai përbehet  nga një komb i vetëm, i bashkuar reth një çështje. Historia ka treguar se shtetet janë krijuar edhe nga shumë kombe/komësishë, por në këtë rast pa një bazë të fortë, dhe si rrjedhim ky bashkim kombesh në një shtet ka çuar në shpërberjen e tij më vonë. Mer rastin e Bashkimit Sovietik dhe te Jugosllavisë, dy raste shumë të njohura nga publiku ynë.  Të dyja këto shtete u krijuan në vënien bashkë (për qëllime nacionaliste/expansioniste por) nën petkun e shumë kauzave njëra nga të cilat ishte ndërtimi i sistemit socialist apo komunist. Sloganet e tyre ishin tipike komuniste të stilit sovietik, "Lavdi Marksizëm Leninizmit", apo "Proletare të të Gjitha Vendeve Bashkohuni". Pra pa kurfarë kuptimi në planin individual të vet njeriut si qenie ndërgjegjsore.  Me rënien e kampit, këto shtete u shpërben dhe hynë në fazën e parë formative sepse bashke me falimentimin e sistemit falimetuan dhe pretendimet e tyre expansioniste, të pakten per momentin. Për më tepër, komunistêt kanë për synim bashkim ndëkombëtar të një kauze të majtë, se sa atë të një kombi, siç e ka theksuar edhe Prof. Dr. Sami Rrepishti. Në rastin e shtet krijimit të SH.B.A,  nga një përbledhje  të trembedhjet kolonive,  doli sllogani  “Life, liberty and the pursuit of happyness”, “Jetë, liri në kërkim të lumturise”  ashtu siç e ka krijuar Zoti. Meqënëse ky sllogan ishte i ndjeshëm në planin individual dhe ate shpirtëror, gjithashtu përkonte me ndjenjat e popullit në trembedhjetë kolonite e para, u bë forca e krijimit të shtetit dhe më vonë kombit amerikan (Rejai 1991).

Duke u kthyer në vatrën e nxehtë ballkanike ku  ndjenjat e nacionalizmit ekstrem  kanë mbi 150 që përzhiten, në 1998 Sllobodan Millosevitz, i  shtyrë nga motive expansioniste, territoriale  synoi krijimin e një shteti sërb me shtetesi homogjene. Të gjithë jemi në dijeni  të akteve të spastrimit etnik  ndaj shqiptareve ne territorin e Kosovës me qëllim krijimin e Sërbisë apo Jugosllavisë së Madhe. 

Pa u futur në histori, me shpërbërjen e Republikës Federale, Jugosllavia u kthey ne fazën formative dhe ngadalë po kalonte në fazen prestigjoze. Keto levizje Millosevitz i përshpejtoi duke hapur luftrat ne Bosnje Herzegovine, dhe Kosovë. Tani, Jugosllavia ndodhet në një faze e cila ka mbi 100 vjet që nuk e ka provuar. Territoret e saj janë më të vogla nga ç’kanë qenë dhe po përpiqet me nje menyrë apo tjeter të zgjerohet, por kesaj rradhe duke perdorur mjete dhe manipulime diplomatike.

Nuk bie më poshte shteti grek dhe ambiciet e tij territoriale ndaj Shqipërisë. Shteti grek është mjaft i sofistikuar kur vjen puna për të fshehur ndjenja ekspansionizmi të shprehura ne nivel qeveritar. Qeveria greke përdor forma të tjera si ajo e presionit ndaj imigranteve shqiptar dhe përzenia e tyre nga Greqia. Lejimi i organizatave anti-imigrante si Agimi të Artë janë shprehje të nacionalizmit, mungesës së tolerancës dhe pasigurisë që grekët kanë për gjendjen e rëndë ekonomike të krijuar, po ashtu edhe loja e fajsimit. Një mënyrë tjetër e shprehjes së nacionalizmit ekstrem grek janë ndërhyrjet flagrante në punët e brëndëshme të shtetit sovran shqiptar me anë të klerit. 

Në këtë prizm, kisha ortodokse greke luan rol të madh në jetën politike te vendit përveç funksionit fetar. Ndërsa në Shqipëri  institucionet fetare, kanë liri, repsektohen, por ato nuk nderhynë në vendimet apo çështjet qeveritare. Për më tëpër, ndërhyrja e një institucioni fetar në Shqiperi ndaj një populli fqinj siç bën kleri ortodoks grek,  është e pakonceptueshme. Shqiptaret në këtë rast kanë mbajtur qëndrim objektiv dhe në përputhje me kodin e sjelljes apo të etiketës e cila ndan fenë nga shteti dhe punët e tij.  Qeverite greke e kanë të vështirë të krijonë këtë mentalitet. Rasti i prifterinjve të Përmetit është një ilustrim i këtij fakti.

Ajo që përbën problem në çështjen me Greqin është përplasja e grupeve politiko-sociale dhe gjithashtu fetare. Në këtë rast metafora është si puna e lojës së litarit, kur ul vigjilencën dhe leshon litarin, atëherë këto grupe si Agimi i Artë, apo kleri ortodox tërheqin më shumë. Pra vigjilenca dhe serioziteti janë të domosdoshme nga ana jonë si qeveri dhe popull të mos biem preh e qëllimeve nacionaliste. Nga evidenca historike nuk është shume e vështirë te kornizohet çështja shqiptare dhe ajo e fqinjëve ne te tre shfaqjet e ideologjise dhe manifestimit nacionalist ne formën e  nacionalizmit-formativ, nacionalizmit-presitgjioz dhe nacionalizmi-ekspanisionist 

Ekspansionismi si formë ektreme e nacionalizmit nuk ka brirë, ai fillon me ndërhyrjen në punët ë brëndëshme të një shteti sovran, me manipulimin e institucioneve, me ngjalljen e ndjenjave te urrejtjes, së përbuzjes te një popullate si superiore ndaj një popullate tjeter. Bashkë me keto ndjenja fillojnë dhe kultivohen ndjenjat e racizmit, paragjykimit dhe shtypjes së një populli.  Provokimet e natyrës nacionaliste e venë shtetin grek në një fazë preliminare të expansionismit i cili në dukje apo siperfaqe është i qetë por bën më shumë dëme në thellësi. Sot, invazioni ushtarak është i patolerueshem, por invasioni kulturor është një vrasës i qëtë  i një kulture tjetër. Me këtë nënkuptoj  se kleri ortodoks grek në Shqipëri, nuk  ka për mision mësimin e krishterimit vetëm. Misioni i tij është te helenizoj ngadalë atë pjesë të populsisë që i përket kësaj feje. Historia përsëritet. Kjo mund të këtë pasoja në të ardhmen për kombin dhe kulturën tonë. Prandaj krijimi i Kishes Ortodokse te pavarur shqiptare është i domosdoshëm, të njëjtën gjë do të thosha për të gjithë klerin i cili praktikon në Shqipëri.  

Në vazhdim,  nuk ka asnjë diçka të keqe që shqiptarët të mësojnë për kulturën greke, përkundrazi ka shume “Ndriçues”  që qyteterimi i vlereson dhe mëson nga ajo. Duke permendur antikitetin e lashte grek, shkencën dhe filozofinë greke të cilat shërbyen si basa progresi shkencor dhe filosofik.  Por antikiteti ishte faza me presitgjioze e shtetit grek e cila me vonë u pasua nga luftra per toka, territore dhe u kthye ne ekspansionism. Por gjithashtu, ne nuk mohojmë si komb  grekun e thjeshte i cili i hapi derën  imigrantit shqiptar dhe i dha mundësinë të vinte buke në tavolnë per fëmijët dhe familjen. Ajo që ne si komb nuk mund të bëjme është të identifikohemi si pjesë e kulturës greke. Ky është asimilim total.  

 Si përmbledhje, Shqipëria ndodhet e rrethuar nga fqinj qeveritë e të cilëve janë problemkrijues dhe jo problemzgjidhës. Kombi ynë nuk ka qënë  më i bashkuar se kurrë ndonjëherë në  plan shpirtëror. Pavarësisht se levizjet qeveritare janë të ngadalta apo statike, shqiptaret identifikonen si një komb, te lindur brënda një territori i cili eshte dallues nga gjuha dhe kultura nga kombet e tjera dhe përbehet nga nje etnicitet. Kombi ynë sot për sot është de jure i ndarë por jo de facto. Ajo qe e mban të lidhur kombin tonë është dëshira për të mbijetuar historisë vuajtjeve dhe perpjekjeve shekullore. Retorika kombëtariste nuk është negative në qoftëse ajo ngelet ne parametrat e shtet-komb formimit dhe fazen e prestigjit. Kombi ynë nuk ka treguar asnjehere ambicje territoriale, kulturore, shpirtërore  pertej asaj qe nuk është shqiptare.

Referencat:

 Political Ideologies a Comparative Approach. Mostafa Rejai. M.E Sharpe, Inc, Armonk New York. 





Add Comment

 

politika, shqiptare, informacion, analize,